Nga 1 Qershori të gjithë qytetarët nuk do të jenë të detyruar që të mbajnë maskat në ambientet e jashtme, ndërkohë që kjo masë mbetet në fuqi në ambientet e brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

Nga ana tjetër prej datës 1 Qershor rritet me 1 orë lejimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve në bare dhe në resorante deri në 23:00, ndërkohë që muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

MASAT E PLOTA QË KA VENDOSUR KOMITETI I EKSPERTËVE:

Nga 1 Qershori:

-hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

-ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

-Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor: grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku: ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

-lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

-lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Mira Rakacolli: Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë në mbledhjen e sotmë analizoi situatën epidemiologjike, për të përcaktuar vijimësinë e masave. Siç është parë nga raportimet tona të përditshme ka pasur një ulje të rasteve.

Albana Fico: Përshëndetje të gjithëve, do desha që të listoja indikatorët për të kuptuar ku qëndorjmë sot, incidenca dyjavore ka zbritur me 35%, numri i bashkive me raste të reja është 9. Vijojmë një raport infektimesh me 52% të meshkujve, kemi 43 persona të shtruar në spitale. Ajo që duhet thënë dhe ne e kemi cilësuar prej disa javësh, është rënia nën 1% i rasteve pozitive me tampon. Pandemia nuk ka përfunduar, edhe pse pozitiviteti është ulur, duhet të mbajmë maskë, higjenën dhe distancën.

Rakacolli: Situata është e kontrolluar, ekspertët mendojnë se ky kontroll ka të bëjë me zbatimin e masave, dhe efekti i vaksnimit në mënyrë të organizuar.

Komiteti ka vendosur që nga data 1 Qersho të hiqet masak në ambientet e jashtme, por do të vijojë në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik. Ora policore nga 22 që është do të kalojë në orën 23 deri në 6 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllur, ndërkohë që muzika do të vijojë të lejohet deri në 22.

Nga data 15 Qershor do të rritet numri i personave nga që lejohet grumbullimi në ambientet e jashtme 10-50, nga 1 korriku në rast se situata do të mbetet e njëjtë do të shtyhet edhe një orë ora policore.