Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se ai ka marrë një njoftim zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Kosovën. Ai tha se beson në miqësinë e Beogradit me Athinën dhe se Greqia nuk do të shkojë një hap më tej për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një deklaratë për shtyp pas takimit me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, anëtarët e Këshillit të Ipeshkvijve, Vuçiq tha se kur Kosova vendosi taksë për mallrat serbe, Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, dhe tani ky raport ka shkuar në një nivel më të lartë.
“Të premten, ne u informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri”, shpjegoi ai.
Vuçic tha se do t’i lutet Greqisë të mos e lejojë atë të ndodhë, sepse hapi tjetër do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, ky është një problem sepse tregon se jo vetëm Evropa mund të bashkohet kundër Serbisë për çështjen e Kosovës.
Ai theksoi se ekziston një rrezik shtesë që vendeve të tjera t’u bëhet presion për ta bërë të njëjtën gjë.
Pastaj, thotë ai, do të arriheshin marrëveshje bilaterale, ku një vend i tretë do ta përfaqësonte Kosovën në organizatat ndërkombëtare, dhe kështu të bëhej pjesë e NATO-s.
“Situata është shumë e vështirë për ne. Ne e ftuam ambasadorin grek për një bisedë, por nuk morëm asgjë, sepse kemi besim në miqësi dhe shpresojmë që ajo të mos shkojë në masa dhe afrime të mëtejshme”, theksoi Vuçiq.
I pyetur nëse ka marrë garanci se Greqia nuk do ta njohë Kosovën, ai ka thënë se ka marrë garanci të tilla çdo ditë, por që faktet tregojnë se ata po e rrisin nivelin e marrëdhënieve të tyre me Kosovën.
“Në periudhën e ardhshme, unë pres më shumë vizita në Beograd dhe gjithçka që do të funksionojë do të jetë presion. Do të ketë gjithashtu përpjekje për ta siguruar pavarësinë e Kosovës përmes iniciativave rajonale. Ajo do të ofrojë disa zgjidhje që duken të mira në shikim të parë, por prapa kësaj është njohja de facto”, theksoi presidenti serb.
Vuçiq arriti në përfundimin se Serbia po përballet me një periudhë shumë të vështirë politike.
Edhe dje Vuçiq foli për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë, duke shprehur shqetësimin e tij se ato po ndryshojnë dukshëm në rrafshin diplomatik.