Ministri i jashtëm gjerman Micheal Roth është ndalur paraditen e sotme në një takim në selinë e Partisë Demokratike, në kuadër të një vizite dyditore që ka nisur në Tiranë.
Ministri Roth shoqërohet dhe nga ambasadori gjerman në Tiranë, ndërkohë që në hyrje të PD-së ku do të takohet me Bashën u prit nga Dorian Teliti. Siç shihet dhe nga videot e mëposhtme, Roth i ka ngjitur shkallët me vrap, ndërsa ka vënë dorën në zemër për të përshëndetur zyrtarët e PD-së që po e prisnin.
Ministri Roth u takua dje me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më herët gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me homologen e tij Olta Xhaçka, sipas të cilës Shqipëria i ka bërë detyrat për çeljen e negociatave.
Kryediplomati gjerman si në Shkup ashtu dhe në Tiranë pasditen e të enjtes përcolli të njëjtin mesazh përpara mbledhjes së Këshillit Europian të 22 Qershorit: BE të mbajë fjalën dhe të hapë rrugën e kuadrit negociues me këto 2 vende.
Në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor gjithmonë ka pasur një “Por” dhe kësaj here duket se ajo është Bullgaria. Micheal Roth thotë se po punohet që të zgjidhet çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ndaj kur pyetet, për këtë çështje, lë të kuptohet se fati i dy vendeve tona do të jetë i varur.
Kryeministri Rama e ka shprehur shumë hapur zhgënjimin me BE për procesin dhe tha se do të presë me të njëjtën qetësi çdo vendimmarrje në 22 Qershor.