Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme, në Akademinë e Shkencave, për të folur në lidhje me reformimin që ka pësuar deri më tani.
Gjatë konferencës për mediat, kryeministri zbuloi se njëri prej anëtarëve të akademisë së Shkencave, njëkohësisht edhe kryetari, Skënder Gjinushi nuk e kishte uruar për zgjedhjet e 25 prillit.
“Ndaj me ju një sekret të vogël. Për herë të parë Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Sepse ka menduar dhe për ata anetarë të ASH që nuk i kanë fituar zgjedhjet, për herë të parë u bë me pakicën. Kur u arrit depolitizimi i Gjinushit e ardhmja është e sigurtë. “– tha Rama.