Abbey Clancy ka zbuluar se ka rrahur bashkëshortin e saj Peter Crouch, ish-sulmues i Liverpool dhe kombëtares angleze, pasi ai kishte humbur fëmijën e vogël gjatë një pikniku.
Modelja 35-vjeçare tregoi në një emision radiofonik se e humbi kontrollin kur djali i tyre 1 vjeç e gjysmë nuk po gjendej dhe futbollisti “nuk e vuri shumë ujin në zjarr”.
“Unë shkova në banjë dhe kur dola, nuk e pashë djalin. Ai po rrinte ulur. U tremba shumë. E kam rrahur në sy të të gjithëve. I hodha filxhanin e kafes një herë. Pastaj e godita me grusht. Nuk jam fare pro dhunës, por më kapi paniku. Isha e tmerruar, mendoja se djali humbi. E gjetëm një kilometër larg, mes qengjave”, kujton modelja angleze.
Abbey, e cila është e martuar me ish-futbollistin që nga viti 2011, ka 4 fëmijë me të