Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni i Policisë së Shtetit sot në zonën e Niklës, për zbulimin e parcelave me kanabis.
Mësohet se në operacion, ku marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit, po ushtrohen kontrolle në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Aksioni në fjalë vjen pas monitorimeve me drone nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ajri nga GDF.
Kujtojmë se operacioni në fjalë po drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.