Në mbledhjen e tij të fundit si CEO i Amazon, Jeff Bezos deklaroi se do të japë dorëheqjen nga ky pozicion në datën 5 korrik. “Zgjodhëm këtë datë pasi është është disi sentimentale për mua, pasi është dita kur Amazon u krijua.” tha Bezos ditën e mërkurë.
Personi i cili do ta zëvëndësojë atë do të jetë Andy Jassy, drejtuesi i divizionit cloud-computing të Amazon. “Andy do të jetë një lider i shkëlqyer, ai ka besimin tim të plotë. Ai ka standardet më të larta dhe energjinë e duhur për të mbajtur gjallë atë që na bën ne të veçantë.” tha Bezos.
Megjithatë Bezos nuk do të largohet plotësisht nga Amazon, por do të zërë rolin e drejtorit ekzekutiv. Ai tha se është mjaft i kënaqur për pozicionin e tij të ri në kompani, ku do të fokusojë energjitë dhe vëmendjen në iniciativat dhe produktet e reja.
Amazon deklaroi në muajin shkurt se në pozicionin e ri Jeff Bezos do të fillojë marrjen e vendimeve të parikthyeshme. Zyrtari më i lartë financiar, Brian Olsavsky tha se “vendimet e parikthyeshme” do të kenë lidhje me hartimin e strategjive dhe blerjet e kompanive të tjera.