Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari është shprehur se në diskutimet që ajo bën me fëmijët e saj një nga temat për të cilën flet me to janë gabimet që njeriu bën.

Sipas saj njeriu mjafton të gaboi aq sa është në gjendje ta përballojë, por të mos arrij deri në gabime të cilat mund të kushtëzojnë jetën.

“Njeriu ka gabime. Unë them gabime janë pjesë e jetës, biles na rrisin. Në diskutime me fëmijët iu them do të gaboni padiskutim.

Unë jam nëna juaj dhe sigurisht bëj dhe unë gabime. Mjafton të mos gaboni me shumë seç mund të mbani se është një problem shumë i madh se ti mund të gabosh po ai gabim mund të kushtëzojë ecurinë e jetës.

Pra gabimet duhet të jenë deri aty ku ti mund të mbash. Edhe mbi gabimet njeriu duhet të kete një lloj kujdesi. Po unë në përgjithësi jam njeri i thjeshtë, me ambicie minimale dhe kam ambicien deri aty ku nuk më prish punë, nuk më krijon konflikt as me veten dhe as me të tjerët.

I shtri këmbët sa kam jorganin në përgjithësi . Ndoshta një fat i imi, por edhe eksperiencë. Në jetë mësojmë dhe unë i kam mjaftueshem ca vite. Kështu që gjatë rrugëtimit tim të deritanishëm kam mësuar shumë gjëra”, u shpreh Selimllari.