Më herët, në rrjet qarkulloi lajmi se kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martoheshin verën e ardhshme. Çifti i kishte dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve, e cila do të mbahej më 30 Korrik 2022, raportoi “The Sun”.
Përsa i përket datës së ceremonisë, miqtë thanë se ata janë duke pritur deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë.
Mirëpo, pa e ditur askush, Johnson dhe Symonds i kanë dhënë fund beqarisë. Dasma e tyre ka qenë surprizë për mbarë mediat, publikun dhe jo vetëm. Sipas mediave britanike, as anëtarët më të lartë të stafit të Downing Street nuk kanë qenë në dijeni.
ohnson dhe bashkëshortja do të bëjnë një festë të madhe për miqtë dhe familjen verën e ardhshme.
Një burim i afërt pranë partneres së Johnson është shprehur:
“Ata janë shumë të emocionuar. Ishte sekreti i tyre dhe kjo e ka bërë akoma më speciale ditën”.
Kjo është martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë, Marina Wheeler, në vitin 2020.
Vitin e kaluar, kryeministri britanik u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij, Carrie Symonds, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i parë i çiftit.
Partnerja e kryeministrit tregoi në Instagram se ata i kanë vendosur një emër domethënës të voglit, për të nderuar mjekët që u kujdesën për Johnson duke e shpëtuar nga Covid-19. Kështu, djali i tyre është quajtur Ëilfred Laërie Nicholas Johnson.
“Wildred, është emri i gjyshit të Boris-it, Laërie është emri i gjyshit tim, ndërsa Nicholas e quajtëm në nder të dy mjekëve, Nick Price dhe Nick Hart, që shpëtuan jetën e tij muajin e kaluar.”– ka treguar Carrie Symonds.