E ëma e 32-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua në një lokal në Athinë, ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit.
Në videot e siguruara nga Top Channel shihet se si ajo shan në shqip dhe greqisht, duke akuzuar shtetas shqiptarë për vrasjen e të birit.
“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptar të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip.