Sapo është dhënë vendimi ëprfundimtar përsa i përket kërkesës së bërë nga partia Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës.
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e bërë nga PD duke e parë si të paqëndrueshme në argumente bindëse.
Ndërkohë që më herët u dha edhe vendimi për rrëzimin e kërkesës së bërë nga PD për paraqitjen e provave shtesë lidhur me shkeljet e bëra gjatë dhe pas procesit të votimit.