Tempulli më i famshëm i Indisë, faltore sublime për dashurinë e përjetshme
Pavarësisht gjithçkaje të publikuar dhe gojëdhënave, Taj Mahali mbetet një nga strukturat më madheshore dhe të mistershme në botë.
Mauzoleu në Agra është monumenti më i famshëm i Indisë dhe një faltore sublime për dashurinë e përjetshme. E ndërtuar nga viti 1632 deri në 1647 nga Perandori Mughal Shah Jahan, Taj Mahal iu kushtua gruas së tij të tretë Jahan, Mumtaz Mahal, e cila ndërroi jetë duke sjellë në jetë fëmijës së saj të 14-të.
Edhe pas kaq vitesh statuja është ende e mbuluar me mister.
Një nga veçoritë unike të tempullit janë edhe iluzionet optike falë mjeshtrave të arkitekturës mes tyre edhe shqiptarit nga Korça, Mehmet Isaj. Monumenti nga larg duket tepër afër dhe i madh, por kur afrohesh ndodh e kundërta e saj që prisni. Minaret janë ideuar të tilla që në raste të një tërmeti ato shpërbëheshin për arsye sigurie.
Një nga mitet më të famshme që me shumë gjasa mund të jetë i rremë është legjenda e njohur se Shah Jahnan, nga dëshira e madhe që kjo kryevepër të mos përsëritej, verboi dhe bëri të paaftë fizikisht punëtorët duke i prerë duart.
Të dy kenotafët që nderojnë Mumtaz Mahal dhe Shah Jahan në të vërtetë janë vetëm për shfaqje pasi sarkofagët e vërtetë janë në kopsht. Një nga karakteristikat e e Taj Mahalit është se pallati ndryshon ngjyrë vazhdimisht. Nga agimi deri në muzg, dielli transformon mauzoleun. Mund të duket gri perlash dhe rozë e zbehtë në lindje të diellit, ndërsa në mbrëmje kthehet në blu transparente.
Por Taj Mahal, aq sa ishte simbol i dashurisë, ishte edhe i fuqisë. Me kalimin e viteve u mësua se Shah Jahan ishte më i pamëshirshëm sesa romantik. Pavarësisht simbolikës pallati ishte gjithashtu një burim propagande. Simetria e renditur e kompleksit simbolizon fuqinë absolute të udhëheqjes Mughal dhe shkallët e mëdha dhe ekstravaganca e luksit i sollën vetëm lavdi mbretërimit të Shah Jahan.