Heqin dorë nga kulturat tradicionale bujqësore.
Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin dhe eksportin e bimëve medicinale dhe aromatike. Kjo traditë ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga kategoritë kryesore të produkteve agro ushqimore që janë eksportuar aktualisht, të dytat pas perimeve.
Nisur nga ky fakt interesi për kultivimin e këtyre bimëve është rritur ndjeshëm edhe tek fermerët e zonës së Dumresë, duke e kthyer në një aktivitet shumë të rëndësishëm kujdesin dhe shërbimet që ato kërkojnë, për të arritur çmimin e kërkuar.
Ilir Shtylla nga fshati Çepe prej disa kohësh është duke kultivuar bimë të ndryshme medicinale pasi sipas tij kjo kulturë është më fitimprurëse.
Sipas Ilirit arsyeja përse bimët medicinale që ai kultivon kanë treg të garantuar, është sepse ai nuk përdor asnjë kimikat tjetër veç plehut organik.
Duke qenë se zona njihet për rritjen dhe prodhimin e bimëve medicinale, për disa fermer ekziston edhe dhe problem i lidhjes së një kontrate me kompanitë përkatëse.
Jo më larg se vjet ky fenomen u kthye në një makth për të gjithë ata fermerë kultivues të kësaj kulture bujqësore, ku si fillim për lulen e Cjanit i’u premtua një cmim prej 700 lek për kg dhe përfundoi duke u shitur me një çmim nga 270 deri në 300 lekë për kg.