Konfirmohet infektimi i një njeriu me një variant të ri të gripit të shpendëve.

Qeveria e Kinës tha se një person ka kontraktuar gripin e shpendëve, variantin H10N3, por se rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është i ulët.Ky besohet të jetë rasti i parë i infektimit të një njeriu me H10N3.

Pacienti, 41 vjeç, nga qyteti Zhenjiang, është shtruar në spital më 28 prill dhe është në gjendje stabël, njoftoi të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

“Ky infektim është një transmetim aksidental midis specieve”, tha ky komision.

Sipas tij, “rreziku i transmetimit në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët”.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 njerëz qysh në vitin 2013.Prej tyre, 616 kanë vdekur.

Rikujtojme se Kina ishte vendi nga ku filloi dhe pandemia e COVID-19 që u përhap në gjithë botën. Shumë shtete e kanë akuzuar se COVID-1 është krijuar në një laborator në Wuhan të Kinës, por kjo nuk është vërtetuar ende zyrtarisht.