Një sherr masiv ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe italianëve mbrëmjen e djeshme në San Felice a Cancello, komuna e Kazertës.
Incidenti ka shkaktuar panik mes të pranishmëve dhe familjarëve që kishin dalë me fëmijët e tyre të cilët më pas janë larguar me shpejtësi nga sheshi.
Sipas mediave vendase, kjo nuk është hera e parë që ndodhin episode të tilla në këtë zonë, pasi shumë shqiptarë bëhen protagonistë dhune dhe sherresh.
Ngjarja u raportua në polici dhe deri më sot nuk ka një zgjidhje konkrete.