Home AKTUALITET Atentati në Tiranë, policia jep detajet: Autori qëlloi ish-bashkëshortin e vajzës, plumb...

Atentati në Tiranë, policia jep detajet: Autori qëlloi ish-bashkëshortin e vajzës, plumb edhe avokati

12

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur paraditen e sotme brenda një lokali në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kryesor me iniciale M. P., ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshortin e vajzës, Kudret Saliaj. Ndërkohë që është plagosur avokati Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.