Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur sot në Elbasan ku një qendër Shëndetësore u sulmua me gurë.
Sipas policisë është vënë nën hetim shtetasi, A.B banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:
A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.