Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut të tij hungarez, Victor Orban.
Atje Kryeministri ka përfituar për të zhvilluar një takim me futbollistin e kombëtares, Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë i skuadrës hungareze Ferencvaros.
Në një postim në Twitter, Rama nuk lë pa përmendur golin që Uzuni i shënoi Juventusit në Champions League, ku dhe festoi si Cristiano Ronaldo.
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë,”-shkruan kryeministri.