Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko ka qenë i ftuar në studion e Fax News këtë të mërkurë për të folur në lidhje me nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidnetit të vendit Ilir Meta.
Roland Bejko e ka quajtur Metën një “kafshë politike”, të cilit i rrin ngushtë kostumi i Presidentit për shkak të kufizimeve që ka ky post, duke pasur parasysh përvojën e gjatë si politikan.
“Në planin juridik është Gjykata Kushtetuese që do përcaktojë nëse Presidenti ka shkelur apo jo kushtetutën. Nga ana tjetër vijëm te ccështja e etikës. Edhe Presidenti është njeri. Ai vjen nga një përvojë e gjatë politike. Le të themi si një “kafshë politike”. Dihet që kostumi i Presidentit për aq pak kompetenca sa ka do t’i rrinte shumë ngushtë. Kompetencat janë shumë të limitura dhe për një njeri si Meta që është njeri i aksionit politik do t’i rrinte ngushtëe kjo staturë. Gjithsesi problemi nuk ishte Meta por Rama me veprimet e tij”, theksoi Bejko.
Ndër të tjera, Roland Bejko deklaroi se vetëm në Shqipëri ndodh që të kemi një parlament të ri të zgjedhur nga populli dhe detyrat të vazhdojë për disa muaj t’i kryejë një parlament tjetër.
“Balla e kreu me sukses misionin e ngarkuar. Nuk e ishte e vështirë ta bëjë këtë gjë me këtë parlament. Vetëm në Shqipëri ndodh që të kesh një parlament tjetër të votuar nga populli, detyrat të vazhdojë për disa muaj t’i kryejë parlamenti i vjetër. Akti i sotëm tregoi dëshirën që ka Rama për të zaptuar të gjitha pushtetet. Presidenti mori një nisëm për mbrojtjen e kushtetutës, madje ka thirrur dhe popullin në shesh për ta bërë këtë gjë. Në emër të ligjit, këtu bëhen shumë gjëra. Ndërtohet një komision hetimor në mënyrë të paligjshme dhe shkarkohet Presidenti për shkelje të Kushtetutës”, tha Bejko.
Anëtari i Këshillit të PD-së nuk la pa sulmuar Ramën, për të cilin tha se ka marrë në dorë të gjitha pushtetit, duke shtuar se Republika ka rënë.
“Gjatë ditës ka pasur një koncert me këngë dhe vallë në oborrin e Presidencës, ku u bënë dhe disas dekorime të merituara për mendimin tim. Mendoj se estrada luhej në Parlament. Një rast i tillë i paprecedentë ku një autokrat si Rama të akuzojë presidentin e Republikës, ndërkohë që akuzohet se ka marrë në dorë të gjitha pushtetet, do të thotë se jemi në pikë të hallit. Në aspektim moral Republka ka rënë. Kush ka qenë ai që ka pasur një lloj iluzioni që në Shqipëri pas ccdo lloj zgjedhje që bëhen, situata bëhet dhe më e mirë, duhet ta dinë që nuk ndodh përherë kështu”, përfundoi Bejko.