Fotografia e siguruar tregon simbolin që ishte në barkun e 23-vjeçares Evgjeni Baxho që është pikturuar në një mur prapa gjimanzit “Ismail Qemali”.
“Ai po vjen”, shkruhet në gjuhën angleze, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet e paqartë domethënia e këtij simboli.
Kujtojmë se në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq.
Në dosjen e vendosur në dispozicion të gazetares Anila Hoxha thuhet se janë marrë në pyetje disa persona , ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’.
Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosjen që TCh disponon, dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.
Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.
Detaje të tjera nga dosja
Grupi i hetimit tregon për ngjarjen në fjalë se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .
Burimet e gazetares Anila Hoxha thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S.
Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, 26 vjeçari shoku i saj ka thënë:
S.S: E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi punonte tek Vodafone dhe e kam njohur pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka pasur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.
Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe.
Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhimbnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e enjtur tek buza.
Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha ‘hajde çohemi se do vete pak tek tezja’.
Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.
Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?
S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë
Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?
S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.
Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?
S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.
Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?
S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.