Kur mijëra maturantë janë ende duke zhvilluar provimin e matematikës, në kurorëzim të tre viteve të gjimnazit, kopje të testimit janë duke u shpërndarë në rrjetet sociale. Faqja ‘studentët denoncojnë’, ka publikuar një mesazh ku thuhet se fletët e testimit janë bërë publike rreth orës 10 e 34 minuta.
‘Dërguar në mesazh: Pershendetje ne oren 10:34 min testi I sotem I matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore’, thuhet në postim.
Pavarësisht se maturantëve nuk iu lejohet që të mbajnë telefona gjatë kohës kur janë në provim, është e disata herë që testimet dalin në rrjet, pak minuta pas nisjes së orarit zyrtar të provimit.
Më herët maturantët kanë zhvilluar provimin e gjuhës së huaj dhe letërsisë.