Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në llogarinë e saj facebook, ka njoftuar mbërritjen e 25 mijë dozave të vaksinës Sputnik në Shqipëri.
Kjo sasi e ka rritur numrin total të vaksinave AntiCovid- 19, në 936 mijë. Ministrja i bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes, pasi fasha e e vaksinimit do të ulet.
Postimi:
Sapo kanë mbërritur edhe 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend.
Qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes, pasi do të ulet fasha e vaksinimit.