Prestige pa fat në gjysmëfinalen e Urban Cup. Skuadra shqiptare u mposht me penallti pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 3-3 nga bullgarët e Sabornog Harma, që siguruan një biletë për në turneun interesant që po zhvillohet në Bullgari.
Eurogoli i kapitenit Fatmir Hysenbelliu në minutën e 18-të nuk mjaftoi që skuadra shqiptare të triumfonte në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës u mbyll gjithçka në 3-3.
Golat për Prestige u shënuan nga Hysenbelliu, Shima dhe Vasha. Vlen të përmendet fakti se Prestige e dominoi takimin, por fati nuk qe me shqiptarët.