Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, që ka bërë për vete edhe teleshikuesit e huaj. Moderatorja sportive tashmë është bërë shumë e njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë, si në Turqi, Itali apo Greqi. Mediat e huaja i kanë dedikuar shpesh artikuj të veçantë, duke e vlerësuar moderatoren jo vetëm për bukurinë, por edhe shkathtësinë dhe elokuencën e saj.
Kështu, me siguri shumë djem do të lakmonin të kishin pranë vetes një vajzë të suksesshme e po aq tërheqëse sa Eva. Por para se të kërkoni t’i afroheni moderatores duhet të keni disa karakteristika, të cilat ajo dëshiron t’i ketë partneri i saj i ardhshëm. Eva tregon se nuk do as jetë luksoze dhe as bukuri fizike, por vetëm vëmendje maksimale dhe mbështetje emocionale.
“Kjo ishte një shaka, por thjesht për t’ju përgjigjur disa mesazheve:
Unë nuk tërhiqem nga bukuria fizike për sa kohë sa është e vetmja gjë që ofron. Unë bëj jetën time dhe nuk kërkoj jetesë luksoze, kështu që nuk do të martohem për para. Personi që do të zgjedhë zgjedhë duhet vetëm të më dojë dhe adhurojë mua nga koka tek këmbët, të suportojë emocionalisht projektet e mia dhe të më bëj për të qeshur!”, shkruan moderatorja në një postim në Instagram.