Ngjarja e ditës së djeshme, në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, ku mesfushori danez Kristian Eriksen pësoi atak kardiak, duke qëndruar pa ndjenja për disa minuta në fushë, ka tronditur të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm.
Për fatin e mirë, tashmë mesfushori është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore deh kjo konfirmohet nga vetë mjeku i Danimarkës, Morten Bozen, i cili i dha ndihëm e parë lojtarit në fushë dhe tregon çfarë ndodhi.
“Na thirrën kur Erikseni ra në tokë. Kur u futëm dhe shkuam atje, ai po merrte frymë. Kontrolluam menjëherë dhe e kishte një puls. Pastaj papritmas nuk po shfaqej më. Nuk kishte me puls. Në këtë moment filluam menjëherë të punonim për ta mbajtur të gjallë. Për fat të mirë ai u rikthye në jetë.
Christian ishte i vetëdijshëm më pas, dhe po fliste me mua gjatë kohës kur po e dërgonim në spital”, tha Bozen.