Një kamion është rrëzuar pak minuta më parë në aksin Elbasan Gjinar në fshatin Mlizë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident, ku mësohet se kamioni ka qënë i ngarkuar.
Mësohet se kamioni ka rrjedhje të karburantit.
Mjeti është i ngarkuar dhe për ta lëvizur do të jetë e vështirë.
Aktualisht policia ndodhet ne vendngjarje ku po bën të mundur zhbllokimin e rrugës.
Po ashtu për shkak të rrjedhjes së karburantit është kërkuar edhe zjarrëfikësja.