Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj, është i fundit mes rivalëve, që ka mbërritur në selinë blu për të votuar për kryetarin e ri të forcës më të madhe të opozitës në vend. Shehaj ka pretenduar për disa parregullsi gjatë procesit, ku vëzhguesit e tij janë përjashtuar në disa qendra votimi.
Gjatë një komenti të shkurtër për gazetarët, Shehaj tha se në zgjedhjet e sotme nuk vendoset vetë fati i kryetarit, por edhe i zgjedhjeve të ardhshme në vend, ku PD duhet të dalë fituese.
“Falenderoj të gjithë mbështetësit, vëzhguesit e mi, dhe votuesit në të gjithë Shqipërinë, sot vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme se kush do të fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme procesi”, u shpreh Shehaj.