Qeveria amerikane vlerësoi javën e kaluar një raport mbi rrjedhjen e materialit radiologjik nga një central bërthamor në Kinë.
Gjithçka filloi pas një paralajmërimi të kompanisë franceze që menaxhon centralin bërthamor, e cila foli ndër të tjera për një “kërcënim radiologjik të afërt”, raporton CNN. Kjo përmbajtje përfshihet në dokumentacionin e administratës amerikane.
Përmes këtyre të dhënave janë duke u kryer edhe kërkimet pasi dyshohet se ashtu si edhe me koronavirusin, qeveria kineze është duke fshehur ngjarjen.Bëhet fjalë për centralin bërthamore në Taishan, province e Guangdong.
Pavarësisht alarmit të dhënë nga kompania franceze Framatome, administrata Biden beson se situata nuk është ende në nivele rreziku të lartë, raporton CNN.
Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se situata aktualisht nuk paraqet një kërcënim të rëndë për sigurinë e punëtorëve në fabrikë ose publikun kinez, është e pazakontë që një kompani e huaj t’i drejtohet në mënyrë të njëanshme qeverisë amerikane për ndihmë kur partneri i saj shtetëror kinez nuk pranon ende për ekzistencën e një problem të tillë.