Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fundin e pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës, kur Eriksen humbi ndjenjat, ndeshja u ndërpre, ndërsa u tha se ishte mesfushori që u kishte kërkuar shokëve të tij të vazhdonin ndeshjen.
Por në një intervistë ditën e sotme, legjenda e portës daneze, Peter Schmeichel, u shpreh se e vërteta nuk është aspak e tillë, madje ai thekson se UEFA u kishte thënë se nëse takimi nuk do të luhej të shtunën, atëherë do të habisnin 3-0 në tavolinë.
“Ata thanë se lojtarët këmbëngulën që takimi të luhej, por unë e di që kjo nuk është e vërtetë. Danimarka pati 3 opsione. I pari ishte që takimi të vijonte menjëherë, i dyti që ndeshja të luhej një ditë më pas, ndërsa e treta që Finlanda ta fitonte ndeshjen në tavolinë 3-0”, u shpreh Schmeichel.
Danimarka doli në fushë duke e luajtur pjesën e mbetur ndaj Finlandës dhe në fund u mposht 1-0.