Kryebashkiaku i Vlorës Drtitan Leli, ka reaguar pas mos pjesëmarrjes në gjyqin publik të zhvilluar prej këshilltarëve socialist në Këshillin Bashkiak.
Leli bëri fillimisht me dije paraditen e sotme se kushtet e pandemisë nuk lejojnë organizimin e mbledhjeve me shumë persona dhe ndaj ai e zhvilloi takimin në ‘Zoom’ me Drejtorët Bashkiak.
Përmes një njoftimi në facebook, kryebashkiaku bën me dije se ftesa u kishte shkuar elektronikisht dhe këshilltarëve të cilët nuk kanë pranuar të jenë prezent në mbledhje.
Sipas tij në takim u vlerësua nga të gjithë drejtorët Bashkiak se punët në shërbim të qytetarëve janë kryer me përgjegjshmëri.
Postimi i plotë: Dua t’ju bej me dije se pavaresisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike.Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!