Ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut dhe në mjedis për ruajtjen e pemeve
Një nga arsyet e shumë diskutuara për krijimin e distancimit social para pandemisë ishte zhvillimi i teknologjisë, por pavarësisht akuzave teknologjia ka pasur edhe ndikim pozitiv në stilin tonë të jetesës, veçanërisht për shëndetin dhe mjedisin.
Një nga sendet e domosdoshme që pa të nuk konceptohet stili ynë i jetesës është celulari, ku para ekzitencës së tij njerëzit shpenzonim me mijëra letra çdo muaj për të kryer punët e domosdoshme, sot smartphonet po u shpëtojnë jetën miliona pemëve nëpër botë.
Një tjetër hap teknologjik madhor që duket se po tjetërson mënyrën e jetesës nëpër botë është përhapja e cigareve elektronike. Që nga shpikja e saj në Japoninë në 2015 shitjet këtij produkti kanë rënë me rreth 10% çdo vit. Nga djegia e duhanit në 800 gradë celcius çlirohen rreth 6 mijë përbërës kimikë, nga të cilët rreth 100 janë të vërtetuar se shkaktojnë sëmundje.
Makinat elektrike janë një prej risive që po ngjallin më së shumti shpresë për një përmirësim të cilësisë së ajrit ku pritet që deri në 2030 numri i makinave të shitura të rritet 100-fish. Makinat janë ndër ndotësit kryesorë të mjedisit që shkaktojnë dëme që në disa raste janë edhe të pariparueshme duke emetuar kimikate të rrezikshme në atmosferë.