As ish-kryeministri izraelit Benjamin Netayahu nuk ka mundur t’i shpëtojë gafave. Pasi hyri sot në parlamentin izraelit dhe uroi kundërshtarin e tij, Naftali Bennett kryeministri në largim u kthye në karrigen e gabuar, ku ai ishte ulur për 12 vitet e fundit.
Naftali Bennett, një ish-aleat i Netanyahut, mori drejtimin e vendit në një koalicion të brishtë të përbërë nga tetë parti me dallime të thella ideologjike mes tyre, ndërsa për herë të parë në qeveri përfaqësohet dhe pakica arabe.