Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.11 të qytetit të Durrësit. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua të moshuar të moshës 70-vjeçare. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë të moshuarën aty.
Bëhet me dije se është bërë transportimi i 70-vjeçares në spital, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i plotëi policisë:Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.