Diten e sotme, maturantët përreth vendit tonë i janë nënshtruar provimit të katërt të Maturës dhe të fundit, atij të lëndëve me zgjedhje.

Provimi filloi që në orën 10:00 dhe mbaroi rreth orës 12:30 në të gjitha shkollat e vendit tonë. Para nisjes së provimit maturantët i nënshtrohen kontrollit nga ana e vëzhguesve për t’u siguruar që nuk kanë kopje me vete dhe asnjë mundësi për të kopjuar.

Një maturante ka shkruar në redaksinë e JOQ  dhe ka treguar për atë se çfarë i ka ndodhur ditën e sotme para se të hynte në provim.

Vajza në fjalë e cila studion te gjimnazi “Asim Vokshi” ka treguar se administratorja e provimit e ka prekur në vendet intime gajtë kontrollit për kopje ose celular. Ajo ka treguar se administratorja në fjalë i ka futur duart poshtë reçipateve duke e kontrolluar, ndërsa shprehet se kjo është një dhunë psikologjike ndaj saj dhe maturantëve të tjerë.

Më tej ajo pyet edhe ministren e Arsimit Evis Kushi, nëse një veprim i tillë është normal. Në fund ajo shton se do të bëjë edhe denocnim në polici për këtë rast aspak etik.

Mesazhi i saj

Prsh joq, jam nje maturante nga shkolla asim vokshit dhe mbi mua dhe disa tjere sot esht bere dhune psikologjike, madje dhe prekja e vendeve intime te femrave. Jam teper e irrituar pasi mua sot me eshte prekur e drejta ime e privatesise. Veprimet e ketyre treguan mjerimin qe ka kapluar arsimimin ne shqiperi. Me vjen turp qe kjo femer futi duart brenda reçipetave te mia per te pare nese une kisha kopje apo celular me vete. Dua te pyes zonjen Ministre Evis Kushi, A eshte veprim brenda normave ky?! Sot jam ndier nje “krimenele” dhe jo nje nxenese shkolle qe pergjate 3 vite te gjimnazit kam qene shembull…

Faxweb