Ylli i Francës, Paul Pogba, nuk është bërë protagonist vetëm në sfidën e djeshme ndaj Gjermanisë, ku u shpall dhe lojtari i ndeshjes, por edhe në konferencën e shtypit, ku ka ‘imituar’ gjestin e bërë nga Ronaldo një ditë më parë.
Teksa ishte ulur në tryezën e konferencës dhe priste pyetjet e gazetarëve, Pogba, vendosi të hiqte një shishe birre që ndodhej aty.
Nuk dihet, nëse ky veprim është në një linjë me atë të Cristiaonos, apo ka të bëjë me përkatësinë fetare të Pogbasë, që para dy vitesh, ka deklaruar që është praktikues i fesë islame.
Sakaq, kujtojmë se një ditë më parë, një veprim të tillë bëri edhe Cristiano Ronaldo, duke larguar nga tryeza dy shishet e “Coca Cola-s”, e zëvendësuar atë me ujë.
Sulmuesi, me anë të këtij veprimi dhe mesazhin që pijet e gazuara e me përmbajtje të lartë sheqeri, janë të dëmshme për futbollistët.
Madje një gjë e tillë është dëshmuar nga i biri i tij, Ronaldo Jr, i cili është shprehur që i ati (pra Ronaldo) nuk e lejon të konsumojë asnjë pije të gazuar.