Që prej datës 12 Qershor miliona tifozë të futbollit janë “gozhduar” përpara ekranit të televizionit për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës në përballjet për kupën e kampionatit Europian. Emocionet e “Euro2020” kanë përfshire dhe tifozët e Elbasanit të cilët çdo ditë ndjekin me këshëri përballjet emocionuese të kombëtareve pjesmarrëse në këtë edicion të Euro 2020. Prej fillimit të këtij kampionati me qindra tifozë kanë ndjekur me endje çdo ndeshje. Shume prej tyre bëjnë tifo për skuadrën e zemrës ndërsa shumë të tjerë zgjedhin të ndjekin ndeshjet në ambientet e provizuara për të kaluar një pasdite ndryshe.
Si asnjëherë më parë kampionati europian I planifikuar të luhej vitin që shkoi u shty për shkak të pandemisë së Covid 19.Ky ështe kampionati I 16 I zhvilluar I cili filloi më 12 Qeshor dhe perfundon më 12 Korrik. Kampionatin e fundit Europian e fitoi Portugalia./Egnatia news