Lisa Banes, aktorja e njohur amerikane ndërroi jetë moshën 65-vjeçare pasi ishte përfshirë në një përplasje me skuter në New York.
Banes u bë e famshme në të gjithë botën me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl” një triller psikologjik i David Fincher. Po ashtu, aktorja u shfaq dhe në filmat e njohur si “Cocktail” dhe “A Cure for Wellness”.
Homazhet i ndoqi aktori dhe regjisori, Seth MacFarlane duke thënë se vdekja e saj ishte “një humbje e jashtëzakonshme”.
Ndërkohë policia e New York-ut konfirmoi për “BBC” se Banes u godit nga një skuter, ndërsa ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor. Duke vuajtur nga një dëmtim në kokë, ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i rezistonte dëmtimve të marra.
“Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar drejt veriut. Nuk ka arrestime dhe hetimi mbetet në vazhdim”, tha policia e New York në një deklaratë.
Banes lindi në Cleveland, Ohio dhe u shqua në vitet 1980 në një larmi shfaqjesh televizive dhe shfaqjeve në skenën e teatrit në Broadëay. Por ishte për rolin e saj si Marybeth Elliott, nëna e personazhit të Rosamund Pike, Amy Elliott në Gone Girl, që ajo u bë e njohur për një audiencë më të gjerë.
icon style