Për Monica Lewinskyn, hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë. 23 vjet më parë shpërtheu skandali që e vendosi në qendrën e një stuhie politike e solli procesin e parë të shkarkimit në më shumë se një shekull të një presidenti amerikan në detyrë.
Në shtator del seriali i prodhuar prej saj, “Impeachment: American Crime Story”, i frymëzuar pikërisht nga afera seksuale që për pak sa nuk shkaktoi përmbysjen e kreut të atëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, Bill Clinton.
Duket se ky serial do të jetë vazhdim i sagës “American Crime Story”: dy sezonet e para të saj lidheshin me rastet e bujshme të O.J. Simpson dhe vrasjen e Gianni Versace.
Rolin e Monikës, do ta interpretojë aktorja Beanie Feldstein, ndërsa Bill Clintonin, aktori britanik Clive Oëen. Edie Falco do të jetë Hillary Clinton dhe Sarah Paulson vjen si Linda Tripp. Vitet e fundit, Leëinsky është shfaqur si shkrimtare, akvitiste e më tej, titullare e një firme produksioni të pagëzuar “Fund alternativ”.
Uragani mediatik që vazhdoi për një kohë te gjatë rreth lidhjes së saj me presidentin i shkaktoi dëme të mëdha emocionale, dhe që prej atëherë është angazhuar në fushata kundër bullizmit dhe formash të tjera të ngacmimit e frikësimit online.
fax web