Rozana Radi ka vendosur të rikthehet në muzikë. Këngëtarja e njohur e cila shquhet për baladat e këngët e ndjera të dashurisë apo që prekin tematika të tjera të jetës, këtë herë po punon për një këngë ritmike.
Ka qenë vetë Rozi që e ka bërë të ditur lajmin me një postim ku shfaqet në studio me kompozitorin Gramoz Kozeli dhe shprehet e emocionuar që po rikthehet me një këngë të tillë.
“Pas 10 vitesh vij me një këngë ritmike”-shkruan Rozana dhe madje na ka zbuluar edhe titullin, ose më saktë dy tituj që ka në mendje e për të cilat po lë fansat të vendosin.
“Zgjidheni ju titullin e këngës time të re: Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”
fax web