“Mbretërimi” prej dy dekadash i Vladimir Putinit si president ose kryeministër i Rusisë ka bërë që të ketë shtrëngim duarsh me disa presidentë të SHBA.

Ndërkohë, që këta të fundit janë ndryshuar, Putin ka qëndruar aty, në krye të shtetit rus.

Mediat e huaja, kanë sjellë në vëmendjen përmes fotove takimet e Putin me shefat e Shtëpisë së Bardhë ndër vite. Fillimisht ai është takuar në vitin 2000 me Bill Clinton, në 2008 me George W Bush, më pas me Barack Obama dhe në 2019 me Donald Trump.

Takimi i fundit ishte sot në samitin e Gjenevës me Joe Biden, presidentin e zgjedhur pak muaj më parë të SHBA-ve

abcnews.al