Reese Witherspoon ka pasur një rol shumë të suksesshëm në filmin e famshëm “Wild” të vitit 2014-të. Filmi, i cili është përshtatur nga libri “Wild: From Lost to Found on the Pacific Crest Trail”, ku aktorja luan rolin e Cheryl e cila ngjit e vetme Pacific Crest Trail. Në një intervistë të dhënë së fundmi Reese ka treguar se si është përgatitur për rolin.
“Kisha shumë frikë që ta bëja. Bëra hipnozë, isha shumë e frikësuar. Kisha atak paniku për 3 javë para se të nisja xhirimet”, ka treguar Reese.
Ka pasur shumë elementë në film që e bënë aktoren nervoze për të marrë pjesë në film.
“Aty kishte lakuriqësi, skena seksi, përdorim droge, por edhe fakti i të qenurit vetëm në kamera me askënd tjetër. Nuk kam qenë ndonjëherë aq vetëm në skena për ditë e ditë të tëra. Për 25 ditë në xhirime nuk kisha asnjë aktor tjetër përkrah meje. Isha vetëm unë, kamera dhe një çantë shpine. Mendoja me vete, ‘Do të jetë gjithmonë kaq e mërzitshme?’”, është shprehur Reese.
Megjithatë ajo ka shtuar se tashmë ka më shumë besim tek vetja duke qenë se është rritur edhe më shumë në moshë.
Si përfundim, filmi “Wild” ishte një sukses i vërtetë me Witherspoon dhe Laura Derna, që u nominuan për çmimet Oscar në rolet e tyre respektive.