Reperi i njohur, Nick Cannon dhe partnerja e tij Abby De La Rosa, kanë mirëpritur në jetë binjakët e tyre, të cilët i kanë pagëzuar me emrat Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon.
Këtë lajm të ëmbël për ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre e dha Abby De La Rosa përmes “Instagramit”, ku i uroi mirëseardhjen djemve binjakë të saj.
Krahas me mesazhin e saj, Abby publikoi një video të shkurtër të saj në shtratin e spitalit, i cili e kapi duke tundur të vegjlit e saj ndërsa ata ishin në gjumë. Djemtë ishin të mbështjellë me batanije blu, ndërsa Abby kishte veshur një mantel të bardhë.
Kujtojmë se Nick praktikon poliamorinë, pra, mban marrëdhënie intime me disa femra përnjëherë dhe atë me njohurinë dhe pëlqimin e të gjitha partnereve. Aktualisht ai po ndërton një familje me tri gra – Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott.
Nick ka binjakë edhe me këngëtaren e famshme Mariah Carey. Në televizion, Cannon filloi si adoleshent në All That para se të vazhdonte të drejtonte The Nick Cannon Shoë , Wild ‘n Out , America’s Got Talent , Lip Sync Battle Shorties dhe The Masked Singer . Ai interpretoi në filmat Drumline , Love Don’t Cost a Thing dhe Roll Bounce.
Si reper ai lëshoi albumin e tij debutues të titulluar në 2003 me single ” Gigolo “, një bashkëpunim me këngëtarin R. Kelly . Në vitin 2007 ai luajti rolin e futbollistit imagjinar TJ Harper në filmin Goal II: Living the Dream. Në vitin 2006, Cannon regjistroi këngët “Dime Piece” dhe “My wife” për albumin e planifikuar Stages , i cili nuk u publikua kurrë.