Zv/Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerale Brigade Manushaqe Shehu është nderuar nga Presidenti Ilir Meta me gradën madhore “Gjeneral Major”.
Ky është një vlerësim edhe për kontributin e gruas në Forcat e Armatosura Shqiptare. Në Forcat e Armatosura Shqiptare me këtë gradë deri më sot ishin dy Gjeneralë Majorë.
“Dekretoj: Gjeneral Brigade Manushaqe Rakip Shehu, me detyrë “Zëvendës Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”,” lexohet ndër të tjera në dekretin e firmosur nga Meta.
Me gradën e re madhore barazohet në gradë më Shefin e Shtabin të Përgjithshëm Gjeneral Begën dhe me përfaqësuesin ushtarak të Shqipërisë në NATO Gjeneral Sahani.
fax web