30 vjet më pas, tashmë jo më student i lëvizjes dhjetoriste, por i ulur në karrigen e Presidentit, Ilir Meta erën e ndryshimit e sheh sërish të vijë përmes rinisë. I bindur se vendit i duhet një ndryshim i fortë, një mesazh ka për brezin e ri, duke hequr paralele me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët 3 dekada më parë sollën pluralizmin në vend.
“Vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë. Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend. Kjo klasë politike s’ka më ça t’i ofroje të rinjve.”
Këtë mesazh kreu i shtetit e dha gjatë një bashkëbisedimi online me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, ku akuzoi qeverinë se ka kapur drejtësinë, duke e lënë vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese.
Momenti më i mirë ku mund të vendoset e drejta tha se janë zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj dhe Edi Ramës mesazhin zgjodhi t’ia japë indirekt duke iu drejtuar të rinjve me vargjet e Migjenit.
“Qeshu rini qeshu, bota është e jotja…”