Një përdorues beta i shërbimit të internetit Starlink nga Arizona u detyrua të përdorte “mjete rrethanore” për të rikthyer lidhjen e tij në internet pas një shkëputjeje prej 7 orësh.
Sapo ai vuri re se pajisja e tij nuk ishte e lidhur me internetin, iu drejtua aplikacionit Starlink ku pa mesazhin: “Offline. Mbinxehje. Starlink do të rilidhet pasi të jetë ftohur.” Më pas përdoruesi me emrin SocietyTomorrow në Reddit vendosi ta shpërndante këtë ngjarje në platformë.
Temperatura momentale ishte 44 gradë Celsius, e cila kishte shkaktuar mbinxehjen e antenës Dishy. Pasi përdoruesi kontaktoi me shërbimin ndaj klientit mori përgjigjjen se Dishy nuk mund të punojë në temperatura më të mëdha se 50 gradë Celsius, prandaj ai duhet të priste deri sa temperatura të biente.
Megjithatë përdoruesi SocietyTomorrow gjeti një zgjidhje “gjeniale”: ai lagu antenën me ujë të ftohtë duke e freskuar atë. Menjëherë vuri re se video në YouTube që ai kishte hapur nisi të luante. Postimi tërhoqi shumë reagime, ku një ndër to shkruante: “Water-cooled internet, shumë mirë.”
Ky problem i shërbimit të internetit Starlink ka “trembur” disi qytetarët që banojnë në zona tepër të nxehta, pasi askush nuk dëshiron të kalojë mbi 7 orë pa internet për shkak të temperaturës së lartë.
geek room