Sot është dita më e gjatë e vitit dhe gjithashtu dita zyrtare e verës, 21 qershor. Sot është solstici i verës, pasi dielli ka lindur në orën 05:32 të mëngjesit.
Tani e tutje, në hemisferën veriore, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, dita gradualisht do të zvogëlohet, në fillim në mënyrë të padukshme dhe nga gushti më dukshëm, ndërsa netët do të rriten në përputhje. Nga ana tjetër, në hemisferën jugore do të jetë dita e parë e dimrit, solstici i dimrit.
Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.
Fax