Në vendin tonë duket se situata pandemike është drejt normalizimit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, këtë të hënë ka ndarë lajmin e mirë se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrim trajtim vetëm 9 pacientë.
Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se po vijon të ulet dhe numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.
“LAJM I MIRË
Vetëm 9 pacientë me #Covid19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ”, shkruan Manastriliu.
Ndërkohë kujtojmë se qarku i Vlorës është i pari pa asnjë rast aktiv deri më tani./abcnews.al