Është folur e është përfolur gjatë për pamjen e saj dhe ndërhyrjet në fytyrë dhe më në fund Khloe Kardashian ka vendosur të flasë hapur në lidhje me këtë çështje. Në bashkimin e fundit të KUWTK, Khloe ka tregaur se si qëndron e vërteta për operacionet plastike.
Ajo ka treguar se para nisjes së spektaklit kishte shumë besim tek vetja, por gjithçka ndryshoi pasi njerëzit nisën ta ofendonin.
“Unë kisha shumë besim tek vetja dhe ndihesha e sigurt para spektaklit. Kur filluan komentet negative, atëherë nisa dhe unë të ndihesha keq me veten e mendoja ‘Oh, kjo është mënyra se si më shohin njerëzit e tjerë’. U bëra shumë e pasigurt për shkak të gjithë gjërave që më thoshin të tjerët.
Për mua të gjithë njerëzit thonë ‘Oh Zot, ka bërë transplantin e tretë në fytyrë’, por unë kam bërë vetëm një ndërhyrje në hundë. Dhe të gjithë mërziten pse unë nuk flas për këtë pjesë, kur askush nuk më ka pyetur mua”, është shprehur Khloe
Ajo ka shtuar se ka provuar dhe injeksionet, por nuk është fanse e botoksit. Khloe ka thënë se trajtimi special që motrat e saj merrnin kanë ndikuar akoma më keq në besimin që ka tek vetja.
“Ne kemi bërë shumë sete fotografike, ku ato mund të vishnin rafte e rafte të tëra me rroba. Ndërsa mua stilistët më jepnin vetëm 2-3 veshje dhe më thoshin ‘mos u shqetëso, sepse gjithsesi ti në sfond do jesh’”, ka treguar Khloe.