Billie Eilish ka kërkuar falje për shkak të një videoje që është bërë virale në rrjet. Në një video të shpërndarë në TikTok, që u publikua në fillim të këtij muaji, Billie shihet duke thënë diçka kundër aziatikëve. Videoja është bërë disa vite më parë, por vetëm tani është bërë publike. Për këtë arsye fansat i janë kthyer kundër Billie Eilish dhe ajo është detyruar të kërkojë falje publikisht.

Në faljen e saj, Eilish tregon se asokohe ka qenë 13 ose 14 vjeçe dhe nuk e dinte se mënyra si foli ishte ofenduese për aziatikët.

“Jam e tmerruar dhe e turpëruar dhe dua ta heq atë fjalë që kam thënë. Kjo ishte hera e parë që e dëgjoja atë fjalë në një këngë, sepse askush rreth meje nuk e ka përdorur. Pavarësisht injorancës dhe moshës sime të asaj kohe, asgjë nuk e justifikon faktin se ajo ishte e dhimbshme. Dhe për këtë gjë kërkoj falje”, është shprehur Billie.

icon style