Ish-kampioni i botës në garën e 100 metrave me pengesa, atleti rus Sergey Shubenkov, i ka shpëtuar një dënimi për përdorim dopingu, pasi doli i pafajshëm. Në dhjetor të vitit 2020, ai doli pozitiv me acetamizol, një “agjent maskues”, pas një kontrolli antidoping të kryer nga WADA.
Kjo çështje i kaloi komisionit disiplinor, që pas një hetimi e pranoi justifikimin e atletit, se kjo substancë e ndaluar ishte marrë gabimisht prej tij. Kjo substancë ishte në një nga mjekimet që merrte fëmija i tij 3-muajsh. Sipas atletit rus, një fëmijë i kësaj moshe merr mjekimin përmes shurupeve të ndryshme.
Në përgatitjen e këtij mjekimi, pluhuri ishte shpërndarë gabimisht në kuzhinë dhe ishte pirë edhe nga atleti Sergey Shubenkov. Gjatë një testi surprizë antidoping ai doli pozitiv, por për fat të mirë situata u sqarua. Atleti ka falenderuar komisionin që e pranoi justifikimin e tij dhe e nxori të pafajshëm.
fax web